Sulmi ndaj Payet, ekipi i Shaqirit merr lajmin e keq

15:36 | 22 Nëntor 2021

Sulmi ndaj Payet, skuadra e Shaqirit merr dënimin e parë serioz!

Në mbledhjen e kësaj të hëne, komisioni disiplinor i LFP-së ka dhënë dënimin e parë ndaj Olimpik Lion pas sulmit që i është bërë yllit të Marsej, Dmitri Payet.

Komisioni ka marrë vendim që stadiumi i Lionit të jetë me dyer të mbyllura për një kohë të pacaktuar.

Sa i përket fatit të ndeshjes me Marsejin, vendimi përfundimtar do të merret më 8 dhjetor.

Ndeshja tjetër në shtëpi e Olympique Lyonnais kundër Stade de Reims, e planifikuar për të mërkurën më 1 dhjetor (21:00), do të luhet pa tifozë.

Deri më tani, policia franceze ka arrestuar katër persona për këtë rast.

Komento: