Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prishtinë, ndalohet i dyshuari

16:32 | 16 Gusht 2024

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas saj, meqenëse rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të ndajnë informacione më të detajuara për publikun.

Ju njoftojme se me urdher te Prokurorit te Shtetit eshte ndaluar nje (1) person, i dyshuar per vepren penale “Sulmi seksual”, sipas KPRK-se.

Prokuroria Themelore ne Prishtine, ndaj te njejtit do t’i ndermerre veprimet e metejme ligjore. Meqenese rasti i takon procedures per te mitur, nuk mund te japim informata te detajuara”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndryshe, sipas raportimit në mediat vendore, viktima është një vajzë 7-vjeçe, ndërsa i dyshuari 40-vjeçar.

Komento: