Sulmoi gruan dhe të bijën, arrestohet një person në Istog

10:19 | 08 Prill 2023

Arrestohet një person në Istog, pasi sulmoi gruan dhe të bijën.

Është arrestuar një person në Istog, pasi dyshohet se ka rrahur gruan dhe të bijën.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.84 promilë në momentin e sulmit.

Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: