Sulmoi zyrtarët policorë i dehur, arrestohet

09:03 | 18 Shkurt 2024
sulmoi-zyrtaret-policore-i-dehur,-arrestohet

Një person është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pasi i njëjti gjatë një kontrolli të veturave ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, teksa është konstatuar i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

Komento: