Sulmuan fizikisht zyrtarët policorë pasi iu shqiptuan gjobë, arrestohen dy vajza në Podujevë

08:57 | 21 Tetor 2023
sulmuan-fizikisht-zyrtaret-policore-pasi-iu-shqiptuan-gjobe,-arrestohen-dy-vajza-ne-podujeve

Dy vajza janë arrestuar të premten në fshatin Penuhë të Podujevës, pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia njofton të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

“Fsh. Penuhë, Podujevë 20.10.2023-12:20.  Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e sulmit bëhet e ditur se njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”. /Front Online

Komento: