Sulmuesi i Atalantas e bombardon portën e Juventusit

22:20 | 11 Korrik 2020

Atalanta trondit Juventusin, Zapata shënon dhe turpëron anësorin e Juvenusit.

Atalanta ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Juventusit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Allianz dhe që është e vlefshme për xhiron e 32-të të Serisë A.

Në minutën e 16-të të ndeshjes, Duvan Zapata e kaloi në epërsi skuadrën e tij, pasi e habiti dhe e la të shtrirë në fushë Bentancurin e Juventusit përmes lëvizjes së tij.

Komento: