Sulmuesi i Milanit flet nga karantina, emocionoi të gjithë me fjalët e tij

21:19 | 23 Mars 2020

Sulmuesi i skuadrës së Milanit ka folur nga karantina në të cilën gjendet tash e disa ditë.

Castillejo vazhdon të jetë i izoluar në Milano, derisa familja e tij ne Spanje.

Sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo, këto ditë izolimi duhet t’i kalojë pa familjen e tij, pasi ata gjenden në Spanjë dhe për shkak situatës së krijuar, nuk kanë mundur të ribashkohen.

Spanja me Italinë janë dy vendet më të prekura në Europë nga koronavirusi dhe ai ka treguar se janë të brengosur për njëri-tjetrin.

“Familja ime janë mirë në shtëpi, ata janë të brengosur për mua sepse jam këtu (Milano) I vetëm. Shpresojmë kjo të kalojë sa më shpejt që është e mundur, veçanërisht për të pasur shans që të jem pranë familjes”, deklaroi ai.

Në Itali, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar mbi 5 mijë, kurse në Spanjë është në rritje e sipër, gati ka arritur 2 mijë.

Komento: