Leao thotë se radhën e ka Juventusi.
Rafael Leao, sulmues i Milanit, ka folur për Sky Sport pas fitores 2-0 të dielën kundër Beneventos.
Ai shënoi një gol shumë të bukur, duke ndihmuar Milanin të vazhdojë me formën e mirë edhe në vitin 2021, që ka rimarrë kreun në Serie A, pa orë pasi Interi e rrëmbeu atë.
Leao ka përmendur emra që po e ndihmojnë Milanin të vazhdojë me këtë formë, derisa të mërkurën do të përballen me rivalin direkt, Juventusin, për të cilin thotë se janë gati.
“Ka qenë një nga golat më të bukur të karrierës sime, por është fitorja e skuadrës ajo që ka rëndësi”, u shpreh Leao.
“Rruga është akoma e gjatë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë: kur nuk luan Ibrahimovic është Rebic, të gjithë lojtarët japin gjithmonë maksimumin dhe kjo duket në fushë”.
“Pioli? E falënderoj për besimin që më jep, me atë mendoj të mësoj shumë gjëra”.
“Vendi i parë dhe sfida me Juventusin? E dinim se Inter kishte fituar kundër Crotone-s, e kemi nisur ndeshjen kundër Benevento-s me synimin për të marrë tri pikët. Tani do të provojmë të fitojmë kundër Juventus-it për të qëndruar në vendin e parë”