Super klubet e mëdha në “luftë” për Mbappen

21:41 | 03 Janar 2021

PSG të sigurt se Real Madridi dhe Liverpooli do e ‘thyejnë’ banken për Mbappen.

PSG është duke ‘luftuar’ që të rinovojë kontratën e sulmuesit Kylian Mbappe.

Francezi cilësohet si ylli i ardhshëm, derisa e ardhmja i mbetet në dyshime, meqenëse kontrata i skadon në vitin 2022, përcjellë lajmi.net.

Dy klubet e mëdha evropiane, Liverpool dhe Real Madrid janë duke vëzhguar nga afër situatën e Mbappes.

Sipas Sport, PSG ka besimin se të dy klubet do paguajnë çdo çmim për të nënshkruar me francezin.

Liverpooli e sheh Mbappen si pasuesi i Mohamed Salahut, në rast që ky i fundit vendos t’i bashkohet Barcelonës ose Real Madridit.

Kurse, Reali që disa vite ëndërron për këtë transferim, ngase e shohin si lojtari ideal për të ‘veshur’ këpucët e Cristiano Ronaldos

Komento: