Super lojtari arrin në Torino për t’i kryer testës mjekësore të Juventus

12:48 | 02 Janar 2020

Kanë nisur transferimet e lojtarëve në afatin e janarit.

Juventus e ka mposhtur Interin në garën për mesfushorin Dejan Kulusevski.

19 vjeçari, në mëngjesin e sotëm ka arritur në Torino për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruaj kontratën.

Suedezi ishte lojtar i Atalantës derisa ka qenë i huazuar te Parma.

Kulusevski mbron ngjyrat e Suedisë por ka prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Komento: