Super lojtari niset drejt Chelseas

09:37 | 28 Gusht 2021

Jules Kounde, ka refuzuar të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit të Sevillas për ndeshjen e tyre me Elche të Shtunën, pasi ai duket se dëshiron një largim nga klubi këtë verë.

22-vjeçari ka tërhequr interes nga e gjithë Evropa në afatin e transferimeve, dhe ai duket se e ka zemrën të vendosur në një sfidë të re, me Chelsean që kryeson garën për të marrë qendërmbrojtësin e talentuar, përcjell ORAinfo.

Dhe El Desmarque raporton se Kounde ka shkuar një hap më tej në përpjekjen e tij për të detyruar një transferim, dhe ka refuzuar të udhëtojë me shokët e tij të skuadrës së Sevillas për udhëtimin e tyre në Elche këtë fundjavë.

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui gjithashtu pranoi se mundësia e largimit të Kounde është e vërtetë./ORAinfo/

Komento: