Super Maldini, transferon ish yllin e Lazios

13:43 | 12 Janar 2021

Milan transferon ish yllin e Lazios.

Milan është në kërkim të përforcimeve gjatë janarit dhe tashmë ka bërë gati emrin e përforcimit të parë që do të zbarkojë në San Siro.

Rossonerët kanë vuajtur shumë sidomos javëve të fundit nga dëmtimet e shumta që e kanë penalizuar shumë skuadrën e Piolit.

Siç raporton e përditshmja angleze ‘Daily Mail’, Milan ka shfaqur interesim për të transferuar ish yllin e Lazios, Felipe Anderson i cili tashmë është pjesë e skuadrës londineze të West Ham.

Anderson është vetëm 27 vjeç dhe do të ishte blerja e duhur për Milanin gjatë këtij janari por transferimi i tij nuk është i lehtë të arritet pasi duhet një shifër prej 30 milionë eurosh ose edhe pak më e lartë.

Komento: