Super sulmuesi pritet të zbarkojë në verë në San Siro – kjo po që është goditje e madhe e Milanit

10:17 | 02 Maj 2021

Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez do të largohet në fund të sezonit nga londinezët pasi nuk është i kënaqur me minutazhën në ekip.

Chelsea për ta liruar sulmuesin po kërkon rreth 40 milionë euro dëshperblim. Drejtuesit e Milanit thuhet se kanë kontaktuar krerët e klubit anglez për të nisur negociatat.

Për Abrahamin interesim kanë shprehur edhe West Hami, Leicesteri dhe Aston Villa.

23-vjeçari këtë sezon ka luajtur 170 minuta në Premier League ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime.

Komento: