Superkompjuteri bën parashikimin, ja cili ekip ka shanset më të mëdha për të fituar Champion Leaguen

23:08 | 27 Gusht 2021

Një superkompjuter ka parashikuar shanset e çdo skuadre për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Manchester City udhëheqë rrugën dhe shihet si favorit për ta ngritur lartë trofeun më të madh ekipor evropian.

Shorti i garës më të madhe ekipore evropiane u hodh në Stamboll të enjten në mbrëmje dhe ka grupe të forta dhe skuadra të mëdha.

Faqja FiveThirtyEight ka zbërthyer numrat dhe shanset e çdo skuadre dhe ata besojnë se Pep Guardiola më në fund do ta çojë Cityn në lavdinë evropiane.

Pas tyre në të dytin janë Bayern Munich ndërsa fituesit aktual, Chelsea radhiten në vendin e tretë.

Por, çfarë ndodh me Paris Saint-Germain, i cili siguroi nënshkrimin e Lionel Messit këtë verë dhe nënshkrime tjera të mëdha si Sergio Ramos dhe Achraf Hakimi?

Kjo nuk është llogaritur shumë. Atyre u është dhënë një shans i vogël për të fituar garën dhe me vetëm katër për qind, ata radhiten në vendin e dhjetë.

Liverpooli zë vendin e katërt, Barcelona të pestin, Real Madridi të gjashti, Manchester United të shtati, Interi të 13-tin dhe Juventusi të 14-tin.

Më poshtë keni listën e shanseve të të gjithë skuadrave:

32.Sheriff Tiraspol – <1% shanse për të fituar31.Malmo – <1% shanse për të fituar30.Dynamo Kyiv – <1% shanse për të fituar29.Besiktas – <1% shanse për të fituar28.Club Brugge – <1% shanse për të fituar27.BSC Young Boys – <1% shanse për të fituar26.Shakhtar Donetsk – <1% shanse për të fituar25.Lille – <1% shanse për të fituar24.Zenit St Petersburg – <1% shanse për të fituar23.Sporting CP – <1% shanse për të fituar22.AC Milan – <1% shanse për të fituar21.Villarreal – <1% shanse për të fituar20.FC Porto – <1% shanse për të fituar19.Benfica – <1% shanse për të fituar18.Ëolfsburg – <1% shanse për të fituar17.FC Salzburg – 1% shanse për të fituar16.Atalanta – 1% shanse për të fituar15.Sevilla – 2% shanse për të fituar14.Juventus – 2% shanse për të fituar13.Inter – 4% shanse për të fituar12.Atletico Madrid – 4% shanse për të fituar11.Borussia Dortmund – 4% shanse për të fituar10.Paris Saint-Germain – 4% shanse për të fituar9.RB Leipzig – 4% shanse për të fituar8.Ajax – 5% shanse për të fituar7.Manchester United – 5% shanse për të fituar6.Real Madrid – 6% shanse për të fituar5.Barcelona – 8% shanse për të fituar4.Liverpool – 9% shanse për të fituar3.Chelsea – 10% shanse për të fituar2.Bayern Munich – 11% shanse për të fituar1.Manchester City – 16% shanse për të fituar

Komento: