Surpriza emocionuese nga qielli enkas për Vedatin: “Babi të duam shumë”

23:30 | 02 Shkurt 2023

“Babi të duam shumë”, surpriza emocionuese nga qielli enkas për Vedatin.

Banori i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Vedati është surprizuar sonte me një dhuratë nga qielli.

“Babi të duam shumë”, ishte shkrimi që u paraqit në një imazh ku shiheshin Vedati me të dy vajzat e tij, e cili po fluturonte mbi shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Porsa, Vedati e ka vënë re se befasia është e bërë posaçërisht për të, ai është lumturuar e emocionuar.

Komento: