
Suso me kritika per Milanin “S’mund të krijoni asgjë duke ndërruar shumë lojtarë dhe trajnerë”.
Suso ka kritikuar Milanin për punën ndër vite, që nuk po arrin ende të ngritë kokën nga kriza që ka kapluar shtatë herë kampionët e Evropës.
Suso është duke shpresuar që të qëndrojë te Sevilla përgjithmonë, ai nuk do të kthehet te Milani.
Sipas tij, që në janar u transferua në Spanjë, Milani s’mund të krijojë asgjë për shkak të ndryshimit të shpeshtë të trajnerëve dhe shumë futbollistëve.
Ai tashmë ka vendosur për të ardhmen, dëshiron të qëndrojë në Sevilla.
“Shpresoj të luajë në Champions League me Sevillën dhe të fitoj diçka. Mund të qëndroj këtu dhe shpresoj të ndodhë”, tha ai për AS.
“Në kohën time te Milan, kam pasur tre president, trajnerë të ndryshëm dhe shumë futbollistë. Ju s’mund të krijoni asgjë të qëndrueshme kur ndërroni gjithçka vit pas vitit”.