Suso ishte gati të transferohet në Sevilla, por del një problem serioz

09:38 | 24 Janar 2020

Suso nuk po kalon kohë të mirë të Milan. Kjo ka bërë që Sevilla të interesohet për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo Corriere dello Sport raporton se ka dal një problem për transferimin e Susos në Sevilla, përcjell ORAinfo.

Për shkak të faktit se Sevilla sapo ka harxhuar 20 milionë euro për sulmuesin 22-vjeçar maroken Youssef En-Nesyri, dhe tani nuk ka para për ta blerë plotësisht Suson.

Në vend të kësaj, Sevilla është e gatshme të ofrojnë një marrëveshje kredie me një mundësi blerjeje të bashkangjitur, një operacion që nuk vlerësohet nga klubi milanez, i cili dëshiron ta shesë Spanjollin plotësisht.

Lojtari, i cili është kontraktuar me kuqezinjtë deri në vitin 2022, është kritikuar nga tifozët dhe ekspertët këtë sezon për shfaqjet e tij jo të mira.

Suso ka shënuar një gol dhe ka siguruar dy asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /ORAinfo/

Komento: