Suspendohet Ronald Koeman

19:17 | 24 Shtator 2021

Presioni vazhdon të rritet mbi trajnerin holandez me skuadrën e tij duke mbetur prapa në La Liga.

Ronald Koeman nuk ishte i kënaqur me arbitrimin kundër Cadiz pasi Barcelona barazoi me ‘andaluzianët’ e Cadiz dhe ai u ndëshkua në fund të ndeshjes pasi protestave në drejtim të gjyqtarit.

Holandezi tani do të mungojë për dy ndeshjet e ardhshme që klubi katalantas i zhvillon ndaj Levantes në Camp Nou më 26 shtator, dhe si mysafir tek Atletico Madrid më 2 tetor.

Koeman është në një presion të madh pasi klubi spanjoll tashmë është pa fitore në tre ndeshjet e fundit, duke theksuar startin e dobët të La Ligas me tre barazime dhe dy fitore pas pesë xhirove të para, për tu gjendur në pozitën e shtatë në tabelë aktualisht, me nëntë pikë të mbledhura.

‘Blaugranasit’ humbën edhe në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, duke u turpëruar me rezultat 3-0 para shikuesve të vet.

E ardhmja e Ronald Koeman mbetet në dyshim të madh dhe ai duket se i ka ditët e numëruara në ekipin spanjoll.

Komento: