Sveçla: Për 4 ditë, 471 vetura u kthyen në RKS në Veri

19:16 | 05 Nëntor 2023
svecla:-per-4-dite,-471-vetura-u-kthyen-ne-rks-ne-veri

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS, duke regjistruar 471 vetura për 4 ditë.

Sveçla, në një postim në Facebook pohoi se “sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm”.

“Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste. Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës. Shteti nuk gjunjëzohet nga banditët e as nga grupet kriminale edhe atëherë kur grupe të mirëorganizuara e mbështetura nga Qeveria e Serbisë synojnë terrorizimin e qytetarëve, cenimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë”, thotë Sveçla.

Postimi i tij i plotë:

Komento: