Sveçla takohet me ambasadorin italian në Kosovë, diskutojnë për sigurinë dhe thellimin e bashkëpunimit

16:10 | 31 Maj 2024
svecla-takohet-me-ambasadorin-italian-ne-kosove,-diskutojne-per-sigurine-dhe-thellimin-e-bashkepunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga atasheu policor, Silvio Esposito.

Ministri Sveçla dhe ambasadori De Riu kanë diskutuar për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral.

Në këtë takim është diskutuar edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe proaktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Komento: