
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
Sipas Tahirit, Kurti pas ardhjes në pushtet është ulur në një tavolinë me Vuçiqin dhe ka bërë marrëveshje që kanë pasoja negative.
“Çfarë ka bërë Kurti kur ka ardhur në pushtet, ka shkuar dhe është ulur në një tavolinë me Vuçiqin, jo që ka bërë negociata por ka bërë edhe marrëveshje të dëmshme, dhe marrëveshja më e dëmshme është ligji i shtetësisë, dhe ky ligj është forcimi i Serbisë në Kosovë mbas 20 viteve përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka deklaruar Tahiri.
Ai theksoi se ky ligj, sipas tij, përbën një forcim të ndikimit të Serbisë në Kosovë./Gazeta10