Tahiri: Çmimet janë rritur 35%, VV të reflektojë që të mundësohet tërheqja e Trustit

12:03 | 30 Maj 2022

Abelard Tahiri i PDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se të enjten do të mbahet seancë plenare ku do të diskutohet edhe çështja e Trustit.

Ai tha se çmimet janë rritur deri në 35 për qind, dhe duhet të lejohet tërheqja e Trustit.

“Tërheqja e mjeteve të Trustit është kërkesë e qytetarëve, dhe opozita do ta përkrahë një gjë të tillë që qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar nga Trusti”, tha ai.

Ai tha se shpreson që VV dhe partnerët e koalicionit të reflektojnë pasi çmimet janë rritur.

Komento: