Tahiri: Duhet ta ruajmë partneritetin që e kemi ndërtuar me mund me aleatët

15:33 | 17 Shkurt 2024
tahiri:-duhet-ta-ruajme-partneritetin-qe-e-kemi-ndertuar-me-mund-me-aleatet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se duhet ruajtur partneritetet që janë ndërtuar me mund me aleatët.

Në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se kjo nuk është vetëm dëshirë, por edhe obligim që është marrë nga brezat që dhanë gjithçka për liri.

“Duhet ta ruajmë partneritetin që e kemi ndërtuar me mund me ShBA-në dhe shtetet e BE-së, kjo nuk është dëshirë, është obligim që e ke marrë nga brezat që dhanë gjithçka për këtë liri”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Komento: