Tahiri mban fjalim në Asamblenë e KE, kërkon hetim ndërkombëtar për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist

18:06 | 11 Tetor 2023
tahiri-mban-fjalim-ne-asamblene-e-ke,-kerkon-hetim-nderkombetar-per-perfshirjen-e-serbise-ne-sulmin-terrorist

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar reagim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Tahiri në fjalimin e tij ka pyetur se cili do të jetë qëndrimi i KE dhe kur do të reagojë ky institucion.

“Shumë institucione, përfshirë ato të BE-së dhe SHBA-ve, kanë reaguar. Andaj cili do të jetë qëndrimi i Këshillit të Evropës, kur do të reagojë ky institucion? Dhe çfarë mendoni për hetimin ndërkombëtar për të dëshmuar përfshirjen e Serbisë në këto sulme në Kosovën e pavaruar”, ka pyetur Tahiri.

Postimi i plotë: 

Komento: