Tahiri: Në mungesë të deputetëve e shtyjmë këtë debat për një datë tjetër

14:03 | 24 Maj 2024
tahiri:-ne-mungese-te-deputeteve-e-shtyjme-kete-debat-per-nje-date-tjeter

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mungesë të deputetëve pjesëmarrës, seanca e thirrur për debat parlamentar për punën tri vjeçare të Qeverisë Kurti, shtyhet për një datë tjetër, raporton FrontOnline.

Andaj në dakordim edhe me grupet tjera parlamentare, po e shtyjmë këtë debat. Në kryesi vendosim për datën”, tha ai, shkruan FrontOnline.

Ai tha se do të ishte një ballafaqim mes opozitës dhe kryeministrit Kurti, po të ndodhte ky debat.

”“Grupi parlamentar i AAK-së tash e tre muaj ka vendos një kërkesë për debat për tri vjet të qeverisjes Kurti. Në diskutim edhe me grupet parlamentare edhe në mungesë të deputetëve një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë në mes të opozitës dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhte pa dakordim të plotë dhe pjesëmarrje të të gjithë deputetëve.”, ” deklaroj ai.

Komento: