Tahiri për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria: Qytetarëve po u mbetet një rrugë, të migrojnë

18:30 | 13 Dhjetor 2023
tahiri-per-ndarjen-e-100-eurove-nga-qeveria:-qytetareve-po-u-mbetet-nje-rruge,-te-migrojne

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas ndarjes së 100 eurove nga Qeveria e Kosovës për fëmijët dhe pensionistët.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, e ka cilësuar këtë si lëmoshë.

Postimi i plotë:

Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve jetojnë nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

Ndarja e 100 eurove si lëmoshë për fëmijët dhe pensionistët flet më së miri për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve kosovare. Fatkeqësisht, kjo situatë ua lë qytetarëve tonë vetëm një rrugë – migrimin për një jetë më të mirë jashtë Kosovës.

Komento: