Tahiri: Qeveria duhet të japë vet dorëheqje, e jo Kuvendi të shpërndahet

13:33 | 20 Maj 2024
tahiri:-qeveria-duhet-te-jape-vet-doreheqje,-e-jo-kuvendi-te-shperndahet

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të mbështesin kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se Qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje.

“Shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje, një ‘exit’ për Qeverinë Kurti. Në një farë forme për dështimet e Qeverisë fajin e merr Kuvendi”.

“Qeveria duhet të shkarkohet vet sepse një qeveri e dëmshme duhet të deklarohet vet për dorëheqje”, ka thënë Tahiri.

Komento: