Tahiri: Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën

21:00 | 23 Qershor 2022

Për liberalizimin e vizave ka folur edhe Edita Tahiri.

Ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku shpresohej se do të jepej drita e gjelbër për liberalizim të vizave për kosovarët.

Tahiri shkruan se këtë enjte nga samiti i BE-së në Bruksel pati lajme zhgënjyese. Me gjitha hipokrizitë e absurditetin që sipas saj ndodhi sa i përket vizave nuk duhet të humbet rruga drejt cakut.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shume hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Komento: