Tahiri: Synimi im ka qenë dhe mbetet bashkimi i LDK-së dhe fitorja në zgjedhje

23:35 | 24 Korrik 2026
tahiri:-synimi-im-ka-qene-dhe-mbetet-bashkimi-i-ldk-se-dhe-fitorja-ne-zgjedhje

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se synimi i tij kryesor ka qenë gjithmonë bashkimi i partisë dhe jo përçarja e saj.

“Edhe atëherë në janar edhe tash synimi i një personi që ka kaluar tërë jetën e tij në LDK është vetëm bashkimi i saj, dhe jo ndarja e saj. Edhe sot synimi im është i njëjtë, vazhdimi i bashkimit të LDK-së, dhe më 31 janar synimi im i vetëm ishte që LDK-ja të dilte e para”, tha ai.

Tahiri theksoi se angazhimi i tij politik mbetet i fokusuar në forcimin dhe unifikimin e strukturave të partisë./Gazeta10

Komento: