Tahiri uron Haradinajn për ditëlindje: Kontributi i tij për lirinë dhe shtetin e Kosovës është historik

08:45 | 03 Korrik 2026
tahiri-uron-haradinajn-per-ditelindje:-kontributi-i-tij-per-lirine-dhe-shtetin-e-kosoves-eshte-historik

Deputeti i rizgjedhur, Besnik Tahiri ka uruar ish kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, me rastin e 58-vjetorit të lindjes, duke e cilësuar atë si një burrështetas që ka dhënë gjithçka për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri është shprehur se historia do të dëshmojë se kontributi i Haradinajt për lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës me kufijtë aktualë është vendimtar dhe historik.

“Sot, feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë. Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinaj për lirinë e shtetin me këta kufij është vendimtar e historik. Gëzuar 58-vjetorin, kryeministër Haradinaj, edhe 100 të tjera”, ka shkruar Tahiri.

Komento: