Takimi përfundon me Kurtin, Borrell nis takimin me Vuçiqin

09:50 | 21 Nëntor 2022

Përfundon me Kurtin, Borrell nis takimin me Vuçiqin.

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka pritur presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Takimet e ndara po zhvillohen në Bruksel, dhe pas tij pritet të ndodhë ai trelateral.

Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Krahas Borelit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Komento: