Talenti i madh niset drejt Italisë, pritet sonte të nënshkruaj kontratë me Milanin

18:03 | 30 Gusht 2021

AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Bordeaux, Yacine Adli.

Sipas të fundit nga Calciomercato, drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara ka arritur një marrëveshje totale me Bordo për Yacine Adli, përcjell ORAinfo.

Një marrëveshje u arrit në bazë të një tarife fikse prej 8 milionë eurosh plus bonuset dhe lojtari tashmë është duke shkuar në Itali për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës.

Mirëpo raporti i fundit nga Italia thotë se mesfushori 21 vjeçar do të qëndrojë në Bordo në huazim për një sezon.

Daniele Longo nga Calciomercato shton se ka një arsye që ata ranë dakord për huazimin:

Milani do të kursejë 7 milionë euro në krahasim me kërkesat e para të Bordos dhe huazimi i lejon lojtarit të ketë më shumë vazhdimësi në ekipin e tij aktual. /ORAinfo/

Komento: