Tanya tregohet e madhe, dhuron ushqime për familjet në nevojë

10:10 | 25 Maj 2019

Tanya është ndër reperet e cila që nga fillimi i karrierës bëri bujë dhe nuk po ndalet duke punuar shumë për projektet që po sjellë.

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shumë prej të famshmëve janë solidarizuar, duke u dalë në ndihmë nevojtarëve.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe rap-artistja, Tayna, e cila ka mbushur qeset me ushqime, për t’i dhuruar ato drejt një familje të varfër.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuar në InstaStory, ku shfaq bagazhin e veturës, të mbushur me qeset me ushqime.

“Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, iniciativa të ngjashme gjatë Ramazanit kanë marrë edhe reperët Rina Balaj dhe Capital T.

Tayna përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive me projekte muzikore e koncerte të shumta, teksa ka filluar të diskohet edhe për jetën e saj private.

Komento: