Të fortit: Guardiola e barazon Mourinhon në Champions League

23:44 | 28 Prill 2021

Ai e barazoi portugezin

Tjetër natë magjike në Champions League për Pep Guardiolën.

Djelmoshat e tij kanë arritur të triumfojnë 2-1 midis Parisit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Në aspektin personal, Guardiola arriti një rekord historik në Champions League.

Kjo ishte hera e tetë në karrierë që si trajner, Guardiola merr pjesë në gjysmëfinale.

Ai e barazoi portugezin, Jose Mourinho – trajnerët e vetëm që janë paraqitur kaq shumë të paktën deri në këtë fazë me ekipe të ndryshme.

Komento: