
Në shkollë me maska, dezinfektues e termometër.
Të gjithë nxënësit para se të hynë në shkollat e komunës së Prishtinës, duhet të së pari të dezinfektohen në tunelet e vendosura në oborret e këtyre institucioneve arsimore,duhet tu matet temperatura në hyrje të objektit e të dezinfektojnë duart vazhdimisht në klasë.
Derisa është vendosur nga MASHT që nxënësit të ndahen në dy grupe me nga 15 nxënës për të zhvilluar mësimin.
Një orë mësimi do të zgjasë 30 minuta. Të hënën me 14 shtator mësimin në shkolla do e fillojnë parashkollorët, klasat e para,të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta.
Ndërsa klasat 4,5,7,8,9 do ta vazhdojnë mësimin online.