Të gjithë lojtarët e Juventusit testohen për koronavirus, ky është rezultati

16:03 | 22 Mars 2020

Testohen të gjithë lojtarët e Juventusit për koronavirus, ky është rezultati.

Juventusi i ka testuar të gjithë futbollistët e vet për koronavirus, dhe rezultatet tregojnë se vetëm tre prej tyre kanë dalë pozitiv me këtë sëmundje ngjitëse.

Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani janë tre futbollistët e prekur me Covid-19 në Juventus, transmeton Gazeta Express.

Bardhezinjtë janë njëra prej klubeve më të goditur nga koronavirusi në Serie A, pasi dje Dybala bashkë me të dashurën rezultuan pozitiv.

Sipas Sky Sport Italia, cdo lojtar i kampionit në fuqi është testuar dhe tre të lartpërmendurit janë të vetmit që kanë dalë pozitiv.

Testeve u janë nënshtruar edhe Cristiano Ronaldo, i cili është në vetëizolim me familjen e vet në ardhje Madeira, dhe lojtarët e tjerë që u larguan pas tetë ditëve në karantinë, si Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Sami Khedira dhe Douglas Costa.

Komento: