Të gjithë luten për shërimin e Eriksenit – klube, trajnerë, e lojtarë

20:14 | 12 Qershor 2021

Christian Eriksen ka pësuar një sulm dhe ka rënë pa ndjenja gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, ndërsa i gjithë spektri sportiv po uron shërim dhe më të mirën për kapitenin danez.

Kapiteni i Danimarkës, Eriksen, i cili luan për Interin, ra në tokë pa ndjenja në minutën e 43-të sa rezultati i ndeshjes ishte 0-0.

Ndeshja është pezulluar përkohësisht pasi mjekët ndërhynë me masazh në zemër, duke përdorur edhe defibrilator.

Lojtarët në fushë menjëherë kuptuan peshën e situatës dhe shumica nga ta ishin me lot në sy teksa po shihnin gjendjen e kapitenit të tyre.

Edhe faqet zyrtare të ekipeve kombëtare, faqet e klubeve të ndryshme evropiane, por edhe futbollistë të ndryshëm kanë reaguar shpejt në rrjetet sociale.

Secili ekip dhe lojtar ndihet i prekur me situatën e Eriksenit, teksa po i urojnë shërim të shpejt dhe më të mirën.

Më poshtë keni disa nga faqet e kombëtareve, klubeve dhe lojtarëve të cilët kanë postuar rreth situatës së Eriksenit.

Komento: