Të gjithë po qeshin me këto statistika të Barcelonës në pjesën e parë kundër Ibizas

10:47 | 23 Janar 2020

Statistika qesharake e Barcelonës nga pjesa e parë kundër Ibizas.

Barcelona me shumë telashe arriti të fitojë kundër Ibizas me rezultat 2:1 në Copa del Rey.

Skuadra e trajnerit Quique Setien ishte në disavantazh pas pjesës së parë.

Por, ajo e përmbysi rezultatin në të dytën duke nxjerrë fitoren e vështirë, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, pjesa e parë e mbyllur në disavantazh solli një statistikë të pabesueshme për një skuadër të nivelit të lartë si ajo e Barcelonës.

Ekipi i Setien kishte 84 për qind të posedimit të topit në 45 minutat e para.

Mirëpo, çuditërisht ata nuk arritën të bëjnë asnjë goditje në portën e kundërshtarit.

Komento: