Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00.
Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit”, pastaj “Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024”.
Si dhe pikat tjera si më poshtë:
17. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
18. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
20. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut,
26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,
27. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
28. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
29. Shqyrtimi i rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.08/L-021 për tregti me jashtë,
30. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021”,
31. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe konfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”,
32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2022,
33. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
34. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022,
35. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës për vitin 2022,
36. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,
38. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës,
39. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.
IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës