Mënyra se si ka ikur Vjosa Osmani nga LDK nuk është interesante.
Vjosa ka dështuar ta bëj lajm largimin e saj nga LDK.
Pse ka dështuar të çojë pluhur pas vetes?
Kështu ndodh gjithmonë kur fizikisht ikë e fundit.
Kur së pari largohesh me mend, me qëndrime, psikikisht, shpirtërisht, dhe kur veç trupi të mbetet në të kaluarën.
Kur trupi ikë i fundit.
Njeriu i regjur nga jeta, së pari largohet fizikisht nga dikush a nga diçka, anipse ndoshta do t’i duhen shumë vite të çlirohet nga e kaluara me mend e me shpirt.
Sepse, kuptohet se bashkë me trupin, e merr edhe shpirtin, mendimet e kujtimet. E jo të largohesh me zemër e të rrish me trup, siç ka bërë Vjosa.
Vjosa nuk e ka kordinuar ikjen e saj reale me ikjen formale dhe prandaj kur dje ka treguar me gjysmë fjale se nuk është më në LDK, tashmë njerëzit e kanë kryer mërzinë për të.
Vjosa e humbi shansin të ikë në kohën e duhur.
Ajo ka ikur shumë kohë para se ta thoshte me fjalë.
A e dëmton largimi i Vjosa Osmanin LDK-në!
S’besoj që e dëmton sepse askush nuk vuan për dikë që të mohon dhe që vazhdisht është kundër teje!
Askush nuk është lazëm për dikë që në ty sheh veç ‘keq’!
Është krejt normale pse ‘askush’ në LDK nuk u ‘mërzit’ për Vjosën, sepse ajo s’ka ditur ‘ujiun ta bëj dajë’, por ka ditur që edhe dajën ta bëj ujk. Prandaj, e kam krijuar bindjen (ndoshta të gabuar)!se ajo s’është për politikë.
A ka mundësi m’u nda si njerëz!
Nuk ka.
Ani shqiotari pa maskarallak nuk e han hiç.
Unë nuk besoj në ndarje të bukura por mjafton të ndahen njerëzit në heshtje.
Heshtja është e mirë, se e mbulon fjalën e keqe që thuhet ‘për fund’.
Meshkujt e LDK-së nuk po ngihen që u largu Vjosa, pa e sharë!
Tek kur të shan shqiptari-i ngihet zemra.
Jo demokratike, por veç një Lidhje Primitive shan kështu siç bën Agimi, Bajrami, Hakiu e Hamami.
Për Rugovën nuk e di a shan para rakisë a mbas rakisë apo e ka shamjen si meze.
S’ka gjë më të neveritshme se kur një burrë i moshuar i ofendon gratë.
Kur shani gra e vajza, duhet ta dini se ua lexojnë shamjet e juaja prindërit, vëllezërit e fëmijët e tyre.
Meshkuj të lig këta të LDK-së.
Në asnjë parti nuk ofendohet gruaja si në LDK.
Një burrë i mirë nuk e ofendon gruan (edhe kur ajo e meriton).
P.S. Pas Vjosës nuk shkoi askush deri tash.
A do të ketë sukses Vjosa pa LDK-në!
Uroj të ketë sukses, sepse deri tani nuk e ka bërë asnjë gabim politik.
Ajo tutët shumë prej dështimit, prandaj nga frika prej gabimeve, mund të mos bëj asnjë punë të mirë. Dikush kujton se je i mirë veç nëse nuk bën keq, pa pasur nevojë të bësh mirë.
Vjosa irritohet dhe bëhet nervoz shpejt.
S’ka më kollaj se me bë nervoz Vjosën.
Por a do të ketë sukses!
Dyshoj shumë!
Dikush që mua më quan ‘analiste e ashtuquajtur’, zor e ka me përparu n’jetë 😂, plus që unë as s’e quaj veten analiste, as nuk i dhë zor hiç bash për asgjë…unë jetoj duke refuzuar.