Te kjo skuadër do të pensionohet Kroos

16:00 | 06 Nëntor 2021

U përfol se do të kalonte te Manchester United apo Liverpool sipas disa mediave angleze, por Toni Kroos megjithatë nuk duhet të zbulojë horizonte të reja para përfundimit të karrierës së tij.

Sipas Volker Struth, agjenti i tij, mesfushori madrilen, me kontratë deri në qershor 2023 me Casa Blanca, nuk ka ndërmend të largohet nga Merengues me të cilët ndihet shumë mirë,përcjell ORAinfo.

“Mendoj se Toni Kroos do ta mbyllë karrierën e tij te Real Madrid. Në asnjë bisedë nuk më tha se do të donte të largohej. Ai dhe familja e tij janë shumë të lumtur në Madrid, “tha Volker Struth në Sport 1, për reprezentuesin gjerman .

Afati i ardhshëm i transferimeve dimërore padyshim që ka gjasa të ngjallë spekulime të reja rreth ish-Bavarezit, por, për momentin, Toni Kroos duket se ka vendosur të përfundojë karrierën e tij nën ngjyrat e Madridit./ORAinfo/

Komento: