Te kjo skuadër do të pensionohet Verratti

18:48 | 10 Tetor 2021

Në një intervistë për France Info, mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti foli për karrierën e tij në klub, por edhe në përzgjedhje, me të cilët fitoi Euro 2020 këtë verë.

I pyetur për të ardhmen e tij, reprezentuesi italian thotë se nuk do të largohet nga klubi i kryeqytetit dhe se aty mendon të i jap fund karrierës, përcjell ORAinfo.

“Më ka mbetur edhe pak kohë. Ajo që di është se do të qëndroj gjithmonë këtu”, tha italiani.

Sidoqoftë, dikush do të kishte imagjinuar që Verratti mund të kthehej në klubin në qytetin e tij të lindjes:

“Unë po kthehem në Pesacra, por le të themi se pas vitesh në këtë qytet të madh, ktheheni në shtëpi për miqtë dhe familjen tuaj. Dhe pastaj sepse atje është deti dhe mali “, ka përfunduar Verratti./ORAinfo/

Komento: