Të Milan apo Real Madrid, talenti i madh merr këtë vendim!

14:33 | 31 Mars 2020

AC Milan janë shprehur të zhgënjyer në ndjekjen e tyre për Eduardo Camavinga.

Kjo pasi lojtari 17 vjeçar ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet Real Madridit.

Sipas një raporti në Calciomercato, Real Madrid është në pozitë me të mirë për ta transferuar talentin e madh që launa me Stade Rennais, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij raporti është vetë lojtari që ka vendosur që të transferohet në Santiago Bernabeu për të punuar me Zinedine Zidane në Real Madrid.

Kohët e fundit u pohua se Stade Rennais po kërkon të paktën 60 milionë euro për talentin e tyre të ri nëse ai do të largohet këtë verë. /ORAinfo/

Komento: