Te Milan po kthehet “dështaku”

09:43 | 24 Dhjetor 2019

Duket e pamundur që Torino të blejë mesfushorin e huazimit Diego Laxalt nga AC Milan verën e ardhshme, raporton Calciomercato.

Raporti detajon se si mesfushori 26-vjeçar uruguaian po lufton për minuta të tëra nën urdhrat e trajnerit, Walter Mazzarri,përcjell ORAinfo.

Ai ka luajtur vetëm 90 minuta të plota dy herë këtë sezon dhe duke marrë parasysh që kuqezinjtë duan 11.5 milion € për lojtarin, duket se nuk ka gjasa që Torino të ushtrojë opsionin e tyre të blerjes ndaj tij. Prandaj, ai pritet të kthehet në Milano gjatë verë./ORAinfo/

Komento: