Të plagosurit në Pejë janë familjarë, njëri i plagosur me 5 plumba

00:12 | 29 Qershor 2022

Në Një përleshje në fshatin Kryshec të komunës së Pejës, në të cilën janë përdorur edhe armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se bëhet fjalë për një përleshje mes familjarëve, saktësisht djem të axhës mes vete.

Mësohet se të plagosurit janë Ilir Gashi dhe Bajram Gashi, raporton IndeksOnline .

Po ashtu, bëhet se ditur se viktima Iliri, 46 vjecar, është i pplagosur rëndë i cili ka pesë plumba në trup. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe se i dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Komento: