Të shtëna armësh afër Ministrisë së Tregtisë, bllokohet tërësisht rruga

18:05 | 10 Tetor 2022

Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot nga një veturë në lëvizje afër objektit të Ministrisë së Tregtisë.

Përgjigje nga autoritet nuk është marrë, por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur të lënduar.

Në këtë pjesë të kryeqytetit, ku gjenden forcat policore, është krijuar kolonë e gjatë dhe është bllokuar tërësisht pjesa e rrugës “Astrit e Arbnor Dehari” që çon kah qendra e Prishtinës.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës rreth asaj që ka ndodhur afër objektit të Ministrisë së Tregtisë, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.

ORAinfo ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

Komento: