“Të shtunën do vijë zarfi i zi për mua”, Luizi paralajmëron largimin e tij!

16:58 | 02 Mars 2023

Ermiona Lekbello dhe Eva Alika u skualifikuan një ditë më parë nga shtëpia e “Big Brother Vip”, dhe shkak për largimin e tyre u bë fjalori kërcënues dhe ofendues brenda në shtëpi.

Kjo pasi vetëm në Primen e kaluar ështe lexuar një zarf i zi nga Arbana duke u dhënë ultimatum banorëve që nëse vetëm edhe një herë shkelen rregullat e këtij formati sa i përket ofendimeve të ndryshme do të largohen menjëherë nga loja.

Lidhur me këto dy largime Kiara dhe Luizi kanë biseduar gjatë mbrëmjes së djeshme për mënyrën se si dy banoret u përjashtuan nga Vëllai i Madh.

Gjatë bisedës Luizi i tha Kiarës se të shtunën mund të përjashtohet ai, mund të vijë një zarf i zi për të, kjo pasi sipas këngëtarit ai dërgoi Evën në limit pastaj ajo e ofentoi dhe u përjahtua nga shtëpia, ndërkohë Kiara dëgjohet teksa i thote se nuk ai nuk kishte bërë ndonjë gabim të madh.

Video ku Luizi flet për zarfin e zi…

Komento: