“Të vdekurit janë shtrirë në tokë, skena është e tmerrshme”, detaje të reja nga aksidenti tragjik në Kroaci

11:08 | 25 Korrik 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci.

Një aksident tragjik i një autobusi nga Kosova ka ndodhur në Kroaci mëngjesin e së dielës ku sipas shifrave zyrtare deri më tani kanë mbetur të vdekur 10 persona, 60 janë dërguar në spital dhe rreth 70 persona kanë qenë brenda autobusit.

Sipas informacioneve që kanë rrjedhur në mediat kroate, ministri i Shëndetësië Vili Beros dhe Damir Trut, ndihmësi i policisë Davor Bozinovic po shkojnë në vendin e aksidentit.

Jo zyrtarisht, Dnevnik ka mësuar se afër 70 persona kanë qenë në autobus dhe më shumë se 40 prej tyre janë në spital dhe bëhet fjalë për një autobus që ka linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë.

‘Dnevnik’ raporton sipas informacioneve të veta jo-zyrtare se shoferët pushuan në Bregana për gjysmë ore dhe u ndryshuan në Zagreb. Njëri nga shoferët është gjallë, ndërsa kolegu i tij dyshohet se ka humbur jetën.

Shefi i policisë së trafikut në stacionin plicor Slavonski Brod, Franjo Galic u tha gazetarëve dhe rreth tridhjetë njerëz janë transportuar në spital dhe një hetim i rastit po vazhdon.

“Ne u përpoqëm të kontrollonim gjendjen e të plagosurve në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Josip Benecevic”, Slavonski Brod, por të gjithë mjekët janë aktualisht të zënë me ofrimin e ndihmës për të plagosurit, kështu që më shumë informacione do të dihen së shpejti.

Komento: