Tea ka diçka për t’iu thënë Andit dhe Melisës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tea ka diçka për t’iu thënë Andit dhe Melisës

22:48 | 16 Maj 2021

Ajo i këshilloi të shijojnë marrëdhënien

Pak kohë më parë Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e dashurisë, përmes këngës “Leje”.

Dyshja u shfaqën duke u puthur në videoklip dhe më pas nuk i kursyen dedikimet në rrjete sociale.

Sot ata ishin të ftuar në “E Diell”, së bashku me Tea Trifonin, e cila e ka ditur për lidhjen e tyre.

Ajo i këshilloi të shijojnë marrëdhënien që kanë krijuar, duke mos i marrë parasysh fjalët e të tjerëve.

“Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, iu tha Tea.

Komento: