Tea tregon arsyen se pse e larguan nga emisioni i njohur

22:37 | 05 Mars 2022

Ajo ka treguar se pse e larguan nga programi.

Tea Trifoni ishte personi më i klikuar në internet për shkak të lidhjes së saj me Andin në “Për’puthen”.

Ndarja e tyre u bë kryefjala e çdo medie rozë dhe njerëzit e morën shumë përzemër.

E gjithë kjo famë, i dha më pas edhe shumë ‘followers’-a, reklama dhe kontrata pune.

Pas largimit nga “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e emisionit më të ri “Goca dhe Gra”.

Edhe pse ajo ishte pjesë e disa episodeve, më pas u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.

Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arian Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u pergjigj:

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.

Në fakt, Tea ishte gjithnjë me vonesë, ndaj kjo dyshohet të jetë arsyeja e largimit nga programi.

Rikujtojmë se Tea pas ndarjes me Andin u lidh për një kohë të shkurtër me Beartin, po ashtu një ish-konkurrent i “Për’puthen”.

Ata patën një histori dashurie që kishte nisur që brenda emisionit. Andi më pas zyrtarizoi lidhjen e tij me Melisën, të cilët ende vazhdojnë së bashku.

Komento: